Allegri para Como-s: Tani vendoset kampionati. Leao është mirë, shpresojmë për Pulisic

Allegri para Como-s: Tani vendoset kampionati. Leao është mirë, shpresojmë për Pulisic

17 Shkurt 2026 12:33 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp para Milan-Como, ndeshje e prapambetur e javës së 24-t të Serie A, që do të luhet nesër prej 20:45 në “San Siro”: “Jemi në tre muajt e fundit të sezonit, këtu vendoset kampionati. Nuk kemi më hapësirë për gabime. Como është ende në garë për Champions-in, ndaj duhet përqendrim maksimal”. Për gjendjen fizike: “Përveç të pezulluarit Rabiot, të gjithë janë mirë. Saelemaekers është gati, shpresoj që edhe Pulisic të jetë në dispozicion. Gimenez do të bashkohet shpejt me skuadrën”. Për VAR-in: “Duhet të përmirësohen aspektet objektive. Presioni ndaj arbitrave është shumë i madh dhe duhet ulur”. Për Leaon: “Është gati, ka bërë stërvitje të mirë. Ai dhe Pulisic kanë shënuar gola të rëndësishëm dhe...