Allegri: Matematika s’është opinion, 60 pikë nuk mjaftojnë për Champions-in

Allegri: Matematika s’është opinion, 60 pikë nuk mjaftojnë për Champions-in

Massimiliano Allegri, pas fitores së Milanit në derbin ndaj Interit, deklaroi: “Luajtëm kundër Interit, është më i forti dhe në krye të renditjes. Ishte një derbi, duhet të gëzojmë, por nga e marta duhet të mendojmë për ndeshjen pasardhëse. Jemi në mars, luhet për ndeshjet që kanë rëndësi, ato që duhen fituar”. Sipas tij, fitorja nuk e rihapi garën për titullin, por forcoi pozicionin e Milanit: “Fjala titull nuk duhet të thuhet nga ne, zikaltrit kanë 7 pikë avantazh dhe po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm. Interi e pati vështirë në pjesën e parë, në të dytën luajti si donte, ndërsa ne patëm 2-3 raste”. Për Fofana: “Ka cilësi të rëndësishme, është përmirësuar shumë, ka një gjendje të mirë dhe jam shumë i kënaqur. Duhet...