Allegri, “magjistar” edhe në kazino: Shkuam në Venezia, falë tij fituam 10 milionë lireta
26 Mars 2026 11:53 Alfred Lleshi Max Allegri nuk është vetëm një trajner fitues në pankinë dhe me kuaj, por edhe mjeshtër në kazino. Ish-shoku i tij te Perugia, Gianluca Atzori, rrëfeu një histori interesante për sezonin 1995-1996, në podcastin “DoppioPasso”. “Atë kohë Allegrit i pëlqente kazinoja, dinte si të luante, – tha Atzori, 55 vjeç. – Luanim në Venezia dhe ai na tha se nëse do të fitonim, do të shkonim në kazino. Ai na kërkoi të merrnim kostumet. Unë dhe Cristiano Giunti morëm 500 mijë lireta secili dhe ia dhamë Allegrit. Personi që rrotullon rrotën e ruletës bëri rrotullimin dhe doli numri i duhur. Max u gëzua si një fëmijë 2 vjeç, e fituam 36 herë bastin. Pastaj Allegri rriti bastin dhe dyfishoi...
Burimi:
telesport.al