Allegri: Fitore e rëndësishme për ta përgatitur si duhet derbin ndaj Interit

Allegri: Fitore e rëndësishme për ta përgatitur si duhet derbin ndaj Interit

2 Mars 2026 8:15 Alfred Lleshi Dukej sikur Milani do të vuante sërish ndaj një skuadre të sapongjitur, por golat e Pavlovic dhe Leao në fund thyen tabunë dhe iu dhanë kuqezinjve tri pikë shumë të rëndësishme. Allegri u shfaq i kënaqur: “Cremonese është skuadër e vështirë. Në pjesën e parë patëm vështirësi në menaxhimin e topit, por krijuam raste të mëdha”. Trajneri vlerësoi zëvendësuesit: “Ata që hynë bënë shumë mirë. Jam i lumtur për Estupinan, që ishte pjesë e aksionit të golit të parë. Fitorja ishte e rëndësishme për të harruar humbjen me Parmën dhe për t’u afruar me objektivin, si edhe për t’u përgatitur për derbin ndaj Interit”. Për golin e vonë: “Ndeshja duket e shkurtër kur arrin në fund, por në realitet...