Allegri: E ardhmja e Maignan? Klubi po punon për rinovimet e kontratave

Allegri: E ardhmja e Maignan? Klubi po punon për rinovimet e kontratave

Pak çaste para fillimit të ndeshjes me Hellas Verona, Massimiliano Allegri foli për Dazn mbi të ardhmen e Mike Maignan: “Ai është i rëndësishëm për ekipin, ashtu si lojtarët me një përvojë të caktuar. Për ta mbajtur Milanin në nivele të larta, klubi po punon mbi të ardhmen. Me siguri do të ketë rinovime kontratash për disa lojtarë të rëndësishëm dhe mendoj se kjo është normale. Klubi po punon për këtë”. Milani e mbylli vitin 2025 me fitore në Serie A, duke mposhtur 3-0 Veronën në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të. Në përfundim të sfidës, Max Allegri pranoi se nuk ishte i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në pjesën e parë, por admiroi përmirësimin e saj në pjesën e...