Allegri, bartës i flakës olimpike: Nder i madh dhe emocion i thellë për mua
14 Janar 2026 12:08 Alfred Lleshi “Të jesh bartës i flakës olimpike gjatë rrugës së saj drejt Milanos për ‘Milano Cortina 2026’ është një nder i madh dhe emocion i thellë”, – komentoi Massimiliano Allegri, trajneri i kuqezinjve, pas ditës kur ishte protagonist pak kilometra larg Milanellos. “Flaka olimpike përfaqëson vlera themelore si përkushtimi, respekti, sakrifica dhe fryma e ekipit; të njëjtat që sporti transmeton çdo ditë, duke bashkuar njerëzit dhe popujt. Ta mbaja flakën olimpike ishte një moment me kuptim të thellë njerëzor dhe sportiv, simbol i bashkimit dhe vazhdimësisë. ‘Milano Cortina 2026’ do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për Italinë të tregojë fuqinë e sportit në botë”. Trajneri kuqezi përfundoi: “Gjatë 15 viteve të fundit, Milano ka pasur rritje eksponenciale dhe është...
Burimi:
telesport.al