Alegri ofendon Fabregasin pas ndeshjes: Idiot, ti pardje fillove të stërvisësh

Alegri ofendon Fabregasin pas ndeshjes: Idiot, ti pardje fillove të stërvisësh

Përballja mes Milanit dhe Komos është shoqëruar me tensione. Trajnerët e të dyja skuadrave janë përfshirë në një debat gjatë ndeshjes, debat të cilin e kanë vazhduar edhe pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb.com”, Alegri ka ofenduar Fabregasin në momentin para se të nisnin deklaratat për mediat. “Je fëmijë, je idiot. Je një fëmijë që filloi të stërviste pardje”, janë fjalët që trajneri i Milanit i ka thënë Fabregasit. Një frazë kjo që u dëgjua qartë nga gazetarët e pranishëm në sallën e konferencave për shtyp. Më pas, anëtarë të të dy ekipeve ndërhynë dhe qetësuan situatën./Sport Ekspres/