“Alegri do të shkojë në shtëpi, njësoj si Tare”, Kasano vazhdon sulmet: E di që do ta largojnë edhe nëse renditen në vendin e 4-t

“Alegri do të shkojë në shtëpi, njësoj si Tare”, Kasano vazhdon sulmet: E di që do ta largojnë edhe nëse renditen në vendin e 4-t

Antonio Kasano vazhdon me sulmet e tij nga Alegrit dhe ndaj Igli Tares. Së fundmi ai është shprehur në “Viva el Futbol” se dyshja e sipërpërmendur do të shkojë në shtëpi në fund të këtij sezoni, edhe nëse Milani do të arrijë të sigurojë vendin e 4-t në kampionat. Në media kanë qarkulluar zërat për një mosmarrëveshje mes Alegrit dhe Ibrahimoviçit për shkak të telefonatave të këtij të fundit me Kasanon. Por ish-sulmuesi italian ka theksuar se me Ibrën diskuton për tema personale dhe jashtë futbollit. Ai ka shtuar se nuk ka nevojë të diskutojë me ish-lojtarin suedez për të folur për Masimiliano Alegrin. “Alegri i ka nxitur tashmë njerëzit e tij të sqarojnë disa gjëra, sepse e di që do ta përjashtojnë pavarësisht vendit...