Alcaraz triumfon edhe në Australi, mposht Djokovic dhe shkruan historinë
1 Shkurt 2026 13:27 Telesport Carlos Alcaraz vazhdon të shkruajë historinë në tenis dhe, për herë të parë në karrierën e tij, feston fitoren në Australian Open. Spanjolli ka reaguar pas një seti të parë të tensionuar dhe të vështirë, duke harruar lodhjen e gjysmëfinales që zgjati pesë orë e gjysmë: Novak Djokovic humbet në katër sete dhe 3:02 minuta lojë, me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3, 7-5. Spanjolli është, që nga sot, lojtari më i ri ndonjëherë (22 vjeç e 272 ditë) që ka arritur që ka fituar të gjitha Grand Slam-et të paktën një herë në karrierë.
Burimi:
telesport.al