Alcaraz siguron për herë të parë finalen e Australian Open pas 5 orësh e 27 minuta lojë
30 Janar 2026 10:22 Telesport Për herë të parë në karrierën e tij, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është kualifikuar për në finalen e Australian Open. Në gjysmëfinale, ai mundi 3-2 gjermanin Alexander Zverev (6-4, 7-6, 6-7, 6-7, 7-5). Një ndeshje maratonë, që zgjati 5 orë e 27 minuta, një nga tri ndeshjet më të gjata në historinë e këtij turneu. Alcaraz, numri 1 në botë, vuajti shumë për të eliminuar rivalin gjerman, numrin 3 në botë. Edhe pse spanjolli fitoi dy setet e para, Zverev nuk dorëzohet dhe rikuperon duke fituar dy setet e tjera. Magje gjermani ka shansin të fitojë ndeshjen, teksa ka edhe shërbimin, por gabon. Alcaraz arrin të rikuperojë dhe fitojë tri “game” radhazi (nga 4-5 në 7-5 në setin final), duke...
Burimi:
telesport.al