Alcaraz shkëlqen edhe në Doha, mposht për 50 minuta Fils dhe fiton trofeun e dytë sezonal

Alcaraz shkëlqen edhe në Doha, mposht për 50 minuta Fils dhe fiton trofeun e dytë sezonal

23 Shkurt 2026 9:17 Telesport Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi turneun ATP 500 në Doha. Numri 1 në botë mposhti me lehtësi 2-0 francezin Arthur Fils në finale (6-2, 6-1), një ndeshje që zgjati vetëm 50 minutash lojë. Alcaraz ishte perfekt, duke imponuar një ritëm të lartë që Fils nuk mundi ta mbante kurrë. Carlos i bënte presion kundërshtarit me goditje të thella dhe të sakta, si dhe me një shërbim të pathyeshëm. Ky është titulli i dytë sezonal për spanjollin, ende i pamposhtur në vitin 2026, pas triumfit në Australian Open. Për 22-vjeçarin Alcaraz ky është suksesi nr.26 në karrierën e tij, i pari në Doha. Falë këtij triumfi, Alcaraz shkëputet edhe më shumë ndaj Jannik Sinner në renditjen e përgjithshme, me më shumë...