Alcaraz e Sabalenka dominojnë dhe shkëputen ndjeshëm në renditjen e tenistëve pas Australian Open
Pas përfundimit të Australian Open 10 ditë më parë, renditja e tenistëve nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Spanjolli Carlos Alcaraz konfirmohet në vendin e parë, tashmë i shkëputur mbi 2500 pikë karshi italianit Jannik Sinner, që qëndron në vendin e dytë. Dalja në finale ka ngjitur në vendin e tretë serbin Novak Djokovic. Gjithsesi, serbi dhe ata që e ndjekin nga pas janë shumë të shkëputur nga dy të parët, që garojnë mes tyre për dy vendet e para në renditje. Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka qëndron në vendin e parë edhe pse humbi në finale. Ajo është e shkëputur mbi 3000 pikë nga ndjekësja më e afërt, polakja Iga Swiatek. Në vendin e tretë ngjitet fituesja e grand slam-it australian, kazakja Elena Rybakina....
Burimi:
telesport.al