Albion Rrahmani lider dhe lojtar special i Sparta Pragë në Çeki, por tifozët e këtij klubi janë antishqiptarë

Albion Rrahmani lider dhe lojtar special i Sparta Pragë në Çeki, por tifozët e këtij klubi janë antishqiptarë

Adriatik BALLA Në kampionatin çek kanë luajtur vitet e fundit disa lojtarë cilësorë shqiptarë, që kanë bërë performancë të mirë me ekipet e tyre dhe një pjesë kanë siguruar edhe ftesën në ekipin përfaqësues. Mes tyre ka qenë edhe mesfushori energjik Qazim Laçi, por edhe lojtarë të tjerë. Së fundmi atje ka spikatur kosovari Albion Rrahmani, lojtar me të dhëna të mira dhe që aktivizohet me Spartën e Pragës. Por situata e tij në klub është me dritëhije, pasi, pavarësisht vlerësimit si lojtar i rëndësishëm i klubit, ai ka mbështetës një tifozeria antishqiptare e proserbe. Ndërkohë, në klubet e tjera nuk ekziston kjo ndjenjë antishqiptare sikurse te klubi Spartës së Pragës. Situata e Rrahmanit Albion Rrahmani ka kontribuar me gol të dielën në fitoren 3:0...