Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Albano Bogdo: Silvinjo, më i paafti trajner i Kombëtares! Nevil Dede: Ka bërë rezultat!
Në studion e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus u zhvillua një debat i fortë lidhur me punën e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, gjatë eliminatoreve. Ish-futbollisti Nevil Dede vlerësoi pozitivisht ecurinë e trajnerit, duke theksuar se rezultatet e arritura nuk lënë vend për kritika. Nga ana tjetër, Albano Bogdo u shfaq tepër kritik, duke rikujtuar edhe një batutë të mëparshme, ku e kishte cilësuar Silvinjon si trajnerin më të paaftë që ka pasur Kombëtarja. Bogdo u ndal veçanërisht te menaxhimi i ndeshjes ndaj Italisë, pas golit të shënuar në sekondën e 13-të, duke e konsideruar të gabuar qasjen mbrojtëse dhe mungesën e kundërsulmeve. Pjesë nga biseda: Dede: Për mua Silvinjo ka bërë mirë në këto eliminatore, realisht, dhe shpresoj që të vazhdojë të bëjë...