Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli në Klan News, me gazetaren Viola Spiro, për listën e Kombëtares A, të bërë publike nga Silvinjo, për ndeshjet “play off” të Botërorit. Bushi u shpreh se është lista më e mirë e mundshme, referuar lojtarëve që janë në dispozicion. Sipas tij, Manaj do i përshtatej shumë lojës së Silvinjos për duelin ndaj Polonisë. “Mendoj se është lista më e mirë e mundshme, për arsyen se kemi pasur lojtarë të dëmtuar, si Manaj dhe Daku. Kjo nuk i jepte shumë mundësi zgjedhje Silvinjos. E ka përforcuar shumë mbrojtjen, me Pilos dhe Pllanën. Mbrojtjen dhe sulmin e kemi të fortë. Mesfusha është stabile. Kanë pasur minuta në ekipet e tyre. Portieriët po ashtu. Strakosha ka bërë shumë mirë. Është...