Al-Nassr rikthehet te fitorja, Coman shënon një gol SPEKTAKOLAR. Ronaldo e bën “pushim” (video)

Al-Nassr rikthehet te fitorja, Coman shënon një gol SPEKTAKOLAR. Ronaldo e bën “pushim” (video)

17 Janar 2026 20:47 Telesport Pas tri humbjeve rresht, Al-Nassr është rikthyer te fitorja në ligën saudite, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të. Fillimisht, Al-Nassr kaloi në avantazh të dyfishtë që në minutën e 8-të, pas një autogoli dhe supergolit të Kingsley Coman. Francezi shënoi me rroveshatë, pas asistit të bukur të Wesley. Një gol për kornizë dhe deri tani një nga më të bukurit e këtij fillim viti, jo vetëm në ligën saudite, por kudo. SHIKOGUPERGOLINECOMAN Më pas erdhi barazimi nga miqtë, por duke qenë se mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 67-të, gjë që ndikoi shumë që Al-Nassr të rigjente golin e avantazhit dhe fitores, me Abdulrahman Ghareeb në minutën e 76-të. Rezultati nuk ndryshon deri në...