Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Al Ittihad nxjerr në shitje Mario Mitajn që në merkaton e janarit
Mario Mitaj mund të ndryshojë skuadër që në merkaton e janarit. Mediet në Arabinë Saudite raportojnë se Al Ittihad ka vendosur të nxjerrë në shitje mbrojtësin e majtë shqiptar, duke hapur kështu rrugën për një transferim të parakohshëm.Sipas të njëjtave burime, largimi i Mitajt lidhet edhe me lëvizjet e klubit në merkato, pasi drejtuesit po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Nuno Tavares. Mbrojtësi i majtë i Lazios është i gatshëm të transferohet në kampionatin saudit, çka do ta bënte të tepërt qëndrimin e Mitajt në skuadër.Për 22-vjeçarin nuk pritet merkatoja e verës, pasi vendimi për largimin e tij është marrë tashmë nga drejtuesit e klubit. Ende mbetet e paqartë shuma që Al Ittihad kërkon për kartonin e mbrojtësit, por kontrata e Mitajt deri në...