Akuzohet për trafik droge, burg për ish-mbrojtësin e Interit: I bëra dëm vetes
Ish-mbrojtësi i Interit, Fabio Macellari, është dënuar me tetë muaj burg dhe një gjobë prej 1,800 eurosh për akuzën e trafikimit të drogës. Dënimi u dha nga gjykata e Piacenzës pas një hetimi për trafik droge që ka nisur në vitin 2019 nga Karabinierët e Bobbio. Macellari, i cili ka luajtur në Serie A për Lecce, Cagliari, Inter Milan dhe Bologna gjatë fundviteve të 1990-ës dhe fillimit të viteve 2000, është dënuar për trafik droge, ndërsa është liruar nga dy akuza të tjera. Ish-lojtari 50-vjeçar pranoi se ka përdorur kokainë në të kaluarën, por mohoi kategorikisht se ka shitur lëndë narkotike: “E përdora dhe i bëra dëm vetes, por kurrë nuk e lejova veten të shisja,” tha Macellari gjatë seancës dëgjimore. Pas dënimit, ai u...
Burimi:
opinion.al