Akuzat për racizëm nga Vinicius, UEFA njofton vendimin e rëndësishëm

Akuzat për racizëm nga Vinicius, UEFA njofton vendimin e rëndësishëm

UEFA ka njoftuar nisjen e një hetimi disiplinor pas ngjarjeve të regjistruara në ndeshjen e Champions League mes Benficas dhe Real Madrid. Një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës është caktuar për të shqyrtuar akuzat për sjellje diskriminuese në stadiumin Estádio da Luz. Protokolli kundër racizmit u aktivizua pas denoncimit të bërë nga Vinícius Júnior. Sipas deklarimeve të tij, lojtari i Benficës, Gianluca Prestianni, ka përdorur fyerje me përmbajtje raciste, pretendim që thuhet se është dëgjuar edhe nga Kylian Mbappé. Prestianni i ka mohuar akuzat. Komiteti i Etikës do të analizojë pamjet filmike dhe do të marrë dëshmi nga personat e përfshirë. Vështirësia kryesore lidhet me mungesën e provave të qarta vizuale, pasi lojtari dyshohet se ka mbuluar gojën gjatë momentit të debatit. Sipas nenit 14...