Akuza për dhunë nga drejtuesit e Laçit, Bylis publikon pamjet

Akuza për dhunë nga drejtuesit e Laçit, Bylis publikon pamjet

Tension i madh te moshat, në duelin mes Bylis dhe Laçit për U-19. Klubi ballshiot ka denoncuar dhunën fizike ndaj lojtarëve të tyre, Ahmed Ibrahim Adepoju dhe Mirlind Bahaj, duke akuzuar drejtuesit vendas për sulm fizik. Përveç dhunës, Bylis pretendon se nga pala kurbinase ka pasur akuza se po luanin për llogari të Partizanit. Ndonëse Laçi i hodhi poshtë këto pretendime, ballshiotët kanë publikuar sot pamje filmike amatore për të mbështetur versionin e tyre. Në videot e shpërndara duket tensioni në fund të takimit, ku trajneri i Bylis detyrohet të ndërhyjë për të mbrojtur futbollistët. Klubi ka sqaruar gjithashtu se ka njoftuar menjëherë zyrtarët e moshave në FSHF për të gjitha incidentet e regjistruara në këtë transfertë. Postimi i Bylisit: Reagim! Lidhur me reagimin e...