Akuza nga Franca: Real Madrid gaboi në diagnostikimin e dëmtimit të Mbappe, i skanuan gjurin e gabuar

Akuza nga Franca: Real Madrid gaboi në diagnostikimin e dëmtimit të Mbappe, i skanuan gjurin e gabuar

Zbulimet e bëra në Francë në lidhje me gjendjen e Kylian Mbappé janë tronditëse. I lënë jashtë që nga fillimi i marsit, francezi tani është thirrur në ekipin kombëtar francez për ndeshjet kundër Brazilit dhe Kolumbisë. Ndërkohë, zbulimet po bëjnë bujë në Real Madrid: stafi mjekësor i “los blancos” e diagnostikoi gabimisht dëmtimin e gjurit. “Real Madrid, në diagnozën e tyre fillestare, e gjykoi gabimisht gjurin. Në vend që të ekzaminonin gjurin e majtë të Mbappé, ata ekzaminuan të djathtën e tij“, konfirmoi Miguel Ángel Díaz, një gazetar i njohur për Deportes Cope. Nuk është rastësi që 27-vjeçari është ribashkuar me ekipin e tij kombëtar dhe madje mund të luajë. Kylian është rikuperuar shumë shpejt dhe ai u ankua për raportet që qarkullojnë ditët e...