Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar. Klubi i Premier League del me njoftim

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar. Klubi i Premier League del me njoftim

Një futbollist i ri ka humbur jetën në Angli pas një aksidenti rrugor ku u përfshi. Bëhet fjalë për Ethan McLeod, lojtar i ekipit Macclesfield, që militon në kategorinë e gjashtë të futbollit anglez. 21-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë. Sipas raportimeve, McLeod po kthehej nga ndeshja në transfertë e skuadrës së tij ndaj Bedford, kur mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor, ndodhi aksidenti fatal. Vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht nga klubi i Macclesfield përmes një njoftimi në rrjetet sociale. McLeod i kishte nisur hapat e parë në futboll te akademia e Wolverhampton, ku u bashkua që në moshën shtatëvjeçare. Në janar të vitit 2023 ai firmosi kontratën e parë profesionale me Wolves. Rreth një vit më vonë u largua nga...