“Akademia jonë”, si investoi FSHF për të pasur një kontigjent cilësor kuqezinjsh
Përgatitja e një grupi të vazhdueshëm kuqezinjsh për përfaqësuesen e madhe duket se ka qenë objektivi kryesor i drejtuesve të federatës dhe vetë stafeve teknike të skuadrave kombëtare. Por projekti ka shkuar më thellë se kaq. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit vijon të investojë në zhvillimin e talenteve të reja përmes projektit Elite Youth Academy, një iniciativë e nisur rreth një vit e gjysmë më parë me mbështetjen dhe nën kujdesin e UEFA-s. Ky projekt është konceptuar si një hap i rëndësishëm për të ndërtuar brezat e ardhshëm të futbollit shqiptar, duke ofruar kushte dhe programe të avancuara për elementët më të talentuar në vend. “FSHF TV” sjell një reportazh të veçantë, që pasqyron rrugëtimin e këtij projekti që nga themelimi e deri te rezultatet...
Burimi:
sot.com.al