Akademia “City Grup” takon Dukën, shkëmbime idesh për zhvillimin e futbollit

Akademia “City Grup” takon Dukën, shkëmbime idesh për zhvillimin e futbollit

Drejtuesit e Akademisë “City Group” zhvilluan një vizitë në FSHF, në kuadër të eksplorimit të mundësive për bashkëpunim në funksion të zhvillimit të futbollit dhe rritjes së cilësisë në edukimin e trajnerëve. Presidenti i FSHF, Armand Duka, mirëpriti delegacionin në zyrën e tij, ku u zhvillua një shkëmbim i hapur idesh mbi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe perspektivat për rritjen e standardeve në këtë fushë. I pranishëm në këtë vizitë dhe në takimet e zhvilluara ishte edhe Zv.Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, i cili shoqëronte delegacionin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sportit në vend. Në vijim të vizitës, përfaqësuesit e akademisë zhvilluan një takim pune me Drejtorin Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, Koordinatorin e zyrës së...