Agjenti i Dembélé takon drejutorin e Manchester City, “bomba” e merkatos vjen nga Spanja
12 Mars 2026 12:55 Alfred Lleshi Edhe pse jemi vetëm në mes të marsit, kanë dalë lajme të forta për merkaton. Sipas mediave spanjolle, Manchester City ka takuar agjentin e Ousmane Dembélé në Madrid. Ky kontakt i parë ka shkaktuar reagime të forta në Paris, ku frikësohen ta humbasin fituesin e “Topit të Artë” 2025 për sezonin e ardhshëm. Pas humbjes së rëndë ndaj Real Madridit, skuadra e Pep Guardiolës synon të kthehet menjëherë, duke menduar për të ardhmen. Edhe pse merkatoja verore është larg, tani vendosen bazat për operacione të mëdha, si blerja e një ylli si Dembélé. Sipas “SPORT”, drejtori sportiv i City, Hugo Viana, ka përdorur takimet e UEFA-s për një bisedë fillestare me agjentin e Dembele, duke zgjuar interesin e mediave...
Burimi:
telesport.al