Adri Mehmeti, talenti shqiptar në SHBA që po çmend klubet e mëdha të Europës
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka një kontigjent të madh lojtarësh shqiptarë. Përgjithësisht të paktë janë ata që kanë luajtur atje, por kanë qenë efikasë. Më parë atje kanë luajtur Hamdi Salihi, Ansi Agolli, Xhakomo Vrioni e ndonjë tjetër. Së fundmi një tjetër shqiptar po bën bujë në Major League Soocer të SHBA-së, ku Adri Mehmeti po tregon cilësi dhe fantazi. Në fakt, referuar asaj që pasqyrojnë mediat sportive online, Adri Mehmetit i kanë mjaftuar pak javë në radhët e Nju Jork Red Bull në MLS, për t’u kthyer në një nga emrat më të ndjekur nga klubet e mëdha në Europë. Futbollisti po shkëlqen si mesfushor me ekipin e tij dhe ka dhënë asiste në të dy javët e para të kampionatit,...
Burimi:
sot.com.al