Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Adeyemi në merkato, tani e ka një çmim. Ja dy gjigantët europianë që e duan
31 Dhjetor 2025 9:13 Alfred Lleshi Marrëdhënia mes Karim Adeyemi dhe Borussia Dortmundit duket se ka arritur fundin. Sulmuesi i lindur më 2002, me 4 gola në 15 paraqitje këtë Bundesliga, është zyrtarisht në treg. Klubi gjerman nuk do ta pengojë largimin e tij në janar për shkak të një situate të padurueshme. Sipas medias gjermane, dëshira e lojtarit lidhet me arsye jashtëfutbollistike. Partnerja e Adeyem do të donte të transferohej në një metropol të madh europian dhe kjo dëshirë mund t’i plotësohet. Shtohen edhe përplasjet me trajnerin Niko Kovac, që kanë nxitur vendimin e klubit për ta shitur lojtarin. Megjithatë, Borussia nuk ka ndërmend ta ulë çmimin. Sipas “Bild”, kartoni i Adeyemi vlerësohet 60 milionë euro, një sfidë për klubet pretendente pak ditë para...