Abissnet Superiore: Vllaznia e vetme në krye, Tirana i shpëton fundit. Ja situata pas 22 javëve (foto)
1 Shkurt 2026 20:25 Telesport Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana dolën triumfuese në sfidat e së dielës. Në stadiumin “Niko Dovana”, Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës, duke vijuar momentin pozitiv dhe duke kryesuar tashmë e vetme renditjen me 42 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe AF Elbasani. Shkodranët gjetën rrugën e rrjetës që në pjesën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund të takimit. Në “Egnatia Arena”, Tirana arriti një sukses të rëndësishëm 1-0 përballë kampionëve në fuqi të Egnatias. Një fitore me peshë për bardheblutë, që vazhdojnë serinë pozitive dhe ngjiten në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të...
Burimi:
telesport.al