ABISSNET SUPERIORE: Vllaznia bie në Ballsh, Elbasani bën detyrën ndaj Vorës. Nuk mungojnë protestat dhe kundërshtitë ndaj arbitrit
Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës për javën e 25-të në Abissnet Superiore. Në Ballsh, Bylis ka bërë surprizën duke mundur 2-1 Vllazninë dhe duke i dhënë kështu fund ecurisë pozitive të shkodranëve. Në “Adush Muça”, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 48-të, Stoliov zhbllokon rezultatin, duke shënuar një gol shumë të bukur me një goditje fantastike nga distanca. Minutat shtesë ishin vërtet dramatike. Në 90+4′ Vllaznia pretendon për një prekje të topit me dorë brenda zonës dhe kërkon penallti. Arbitrja kryesore, Emanuela Rusta, sheh pamjet në ekran dhe vazhdon lojën normalisht. Në minutën e 90+7′, duke qenë se Vllaznia ishte e gjitha në fushë kundërshtare në kërkim të golit të barazimit, Bylis përfiton nga kundërsulmi dhe vulos...
Burimi:
telesport.al