Abissnet Superiore: Tirana me fitore të madhe ndaj Egnatias dhe del nga vendi i fundit. Por, rreziku ende s’ka kaluar

Abissnet Superiore: Tirana me fitore të madhe ndaj Egnatias dhe del nga vendi i fundit. Por, rreziku ende s’ka kaluar

12 Prill 2026 18:02 Telesport Tirana ka marrë një fitore të madhe ndaj Egnatias, 3-1 në “Selman Stërmasi”, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të. Bardheblutë gjejnë avantazhin në minutën e 11-të me Serge Tabekou. Fillimisht pati dyshime për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR u konfirmua se goli ishte i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Tiranën. Rrogozhinasit barazojnë shifrat përkohësisht me Nikola Buric, kroati shënoi me kokë në minutën e 57-të, pas krosimit perfekt të Altin Kryeziut. Megjithatë, Tirana rigjen shpejt avantazhin. Rimal Haxhiu pengohet në zonë, arbitri jep 11-metërsh për bardheblutë në minutën e 63-të. Redon Xhixha tregohet i saktë nga 11-metrat. Në minutën e 69-të, Alvarez kroson nga këndi, Diar Halili shënon me kokë dhe vulos fitoren...