ABISSNET SUPERIORE: Tirana i bën surprizën e hidhur Egnatias, Vllaznia “gropos” Teutën në Durrës
1 Shkurt 2026 18:31 Telesport Janë luajtur këtë pasdite dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të në Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë, Tirana ka fituar 0-1 ndaj Egnatias, kampiones në fuqi. Bardheblutë duken të rilindur në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe me fitoren e sotme largohen nga vendi i fundit pas shumë javësh, duke u renditur në vendin e 9-të me 20 pikë, njësoj sa Bylis i vendit të 8-të. Vendimtar për fatin e takimit ishte goli i afrimit të merkatos së janarit, Redon Xhixhës, i cili mposhti Dajsinanin në minutën e 40-të, pas një aksioni fantastik të bardhebluve, të finalizuar me sukses. Pjesa e parë edhe i gjithë takimi u mbyll 0-1 për Tiranën. Vllaznia merr fitoren e pestë rresht, sot duke...
Burimi:
telesport.al