Abissnet Superiore/ Statistikat e fazës së tretë, Vllaznia skuadra më e mirë në 9 javët e fundit

Abissnet Superiore/ Statistikat e fazës së tretë, Vllaznia skuadra më e mirë në 9 javët e fundit

Faza e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur pas javës së 27-të, duke sjellë një panoramë të qartë të formës së skuadrave kryesore të kampionatit në 9 ndeshjet e fundit. Skuadra që ka spikatur më shumë gjatë kësaj faze është Vllaznia. Ekipi shkodran ka regjistruar 7 fitore dhe 2 humbje, duke grumbulluar 21 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë periudhë. Kjo ecuri e ka ndihmuar Vllazninë të ruajë vendin e parë në renditje dhe të konfirmojë formën e mirë në këtë pjesë të sezonit. Pas saj renditet Partizani, që ka zhvilluar gjithashtu një fazë shumë pozitive. Të kuqtë kanë arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke grumbulluar 19 pikë në fazën e tretë dhe duke u afruar ndjeshëm me...