Abissnet Superiore: Shehi merr tre pikët e para, Tirana rigjen fitoren. Bardheblutë mjaftohen me një gol ndaj Bylis

Abissnet Superiore: Shehi merr tre pikët e para, Tirana rigjen fitoren. Bardheblutë mjaftohen me një gol ndaj Bylis

14 Mars 2026 17:04 Telesport Tirana ka rigjetur më në fund fitoren, duke mposhtur 1-0 Bylis, në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 67-të, ku pas një asisti të Alvarez ishte i sapo futuri në fushë, Serge Tabekou, që dërgoi topin në rrjetë. Në minutat në vijim, Bylis provon gjithçka për të gjetur golin e barazimit, por shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Tirana fiton 1-0 ndaj një rivali direkt për mbijetesën. Kjo është fitorja e parë për të rikthyerin Orges Shehi në krye të bardhebluve.