Abissnet Superiore: Rezultatet e javës së 28-të, ja si ndryshon renditja (foto)
15 Mars 2026 20:32 Telesport Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime dhe fitore të rëndësishme për renditjen. Sfida hapëse mes Egnatia dhe Vllaznia në “Arena Egnatia” u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që ndanë nga një pikë në një përballje të luftuar deri në fund. Të shtunën, Tirana arriti një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, duke mposhtur 1-0 Bylis në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkohë, AF Elbasani mori tri pikë të vlefshme në transfertë, pasi triumfoi 2-1 ndaj Flamurtari, duke barazuar Vllazninë në krye të renditjes me 52 pikë. Egnatia ndjek me 50 pikë, ndërsa Partizani është i katërti me 43 pikë. Dy ndeshjet e fundit të javës u...
Burimi:
telesport.al