Abissnet Superiore/ Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në “Air Albania”
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2025-2026 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026, duke garantuar një organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit. Sipas rregullores, katër skuadrat e para në përfundim të fazës së rregullt do të sigurojnë pjesëmarrjen në “Final 4”. Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj. Takimet e...
Burimi:
sportekspres.com