Abissnet Superiore: “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit, Partizani fiton në frymën e fundit ndaj Teutës

Abissnet Superiore: “Paqe” në derbin e vogël të kryeqytetit, Partizani fiton në frymën e fundit ndaj Teutës

19 Janar 2026 18:57 Telesport Sot mbyllet java e 20-të në Abissnet Superiore. Në sfidën e luajtur në “Arenën e Demave”, e cila përfundoi pak më parë, Partizani fitoi 2-1 ndaj Teutës. Për të kuqtë shënoi Rrok Toma në pjesën e parë, pas një topi të gjatë që mori nga mbrojtja. Durrësakët barazuan në minutën e 80-të me Artan Jazxhi, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë. Megjithatë, të kuqtë nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores me Diego Contreras në minutën e 90+3′. Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të gjatë, por të kuqtë kanë golavarazh më të mirë. Më herët, po sot, u luajt edhe sfida...