ABISSNET SUPERIORE: Mbyllet java e 25-të, ja si ndryshon renditja (foto)
Java e 25-të e “Abissnet Superiore” prodhoi spektakël, emocione dhe surpriza, teksa gara për kreun, për vendet e Final Four dhe për mbijetesën bëhet gjithnjë e më e fortë. Në supersfidën e javës, Egnatia mposhti Dinamo Cityn 1-0 dhe ngushton diferencën me vetëm dy pikë nga vendi i parë. Skuadra rrogozhinase vazhdon presionin ndaj kryesuesve dhe mbetet një nga pretendentet kryesore për titullin. Tri pikë me peshë siguroi edhe AF Elbasani, që fitoi 2-1 ndaj Vorës dhe afrohet ndjeshëm me kreun, tashmë vetëm tri pikë larg vendit të parë. Një sukses që rrit besimin dhe e mban skuadrën plotësisht në garë për objektivat sezonalë. Surpriza e javës erdhi në Ballsh, ku Bylisi mundi 2-1 kryesuesit e Vllaznisë, duke i dhënë fund serisë prej shtatë fitoresh...
Burimi:
telesport.al