Abissnet Superiore: Mbyllet java e 24-të, ja si ndryshon renditja (tabela)
15 Shkurt 2026 22:06 Telesport Java e 24-t e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi emocione dhe rezultate me ndikim të drejtpërdrejtë në renditje, duke ndezur garën si për kreun ashtu edhe për zonën Final Four. Në përballjen direkte për vendin e parë, Vllaznia mposhti në frymën e fundit 2-1 AF Elbasanin dhe regjistroi fitoren e shtatë radhazi në kampionat. Me 48 pikë, shkodranët kryesojnë renditjen dhe tashmë janë 5 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Egnatia, duke forcuar pozitat në krye. Derbi i kryeqytetit solli triumfin 2-0 të Partizanit ndaj Tiranës, një sukses që rihap garën për Final Four. Të kuqtë afrohen në vetëm 3 pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Dinamo City. Kjo e fundit barazoi 1-1 me Flamurtarin, duke marrë...
Burimi:
telesport.al