Abissnet Superiore: Java e 31-të nis me barazim në Vlorë, Flamurtari nuk merr dot më shumë se një pikë ndaj rivalit direkt

Abissnet Superiore: Java e 31-të nis me barazim në Vlorë, Flamurtari nuk merr dot më shumë se një pikë ndaj rivalit direkt

11 Prill 2026 21:20 Telesport Java e 31-të e Abissnet Superiore ka nisur me sfidën Flamurtari-Vora, e cila përfundoi në barazim 1-1. Kryeqytetasit e nisin shumë mirë takimi, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të, ku pas një krosimi të Bajramaj, ishte braziliani Luis Felipe që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Kundërpërgjigjja e vlonjatëve ishte e menjëhershme, duke barazuar shifrat me Diawara Bangaly në minutën e 14-të, i cili pasi depëtoi bukur në zonë, shënoi me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe të dy ekipet mjaftohen me nga një pikë. Flamurtari mbetet në fund me 26 pikë, Vora në vendin e shtatë me 31 pikë.