“Abissnet Superiore”/ Java e 28-të nis me superduelin Egnatia – Vllaznia

“Abissnet Superiore”/ Java e 28-të nis me superduelin Egnatia – Vllaznia

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të premten me superduelin Egnatia – Vllaznia në “Arena Egnatia”, në orën 19:00. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, me shkodranët që kryesojnë renditjen. Pas hapit fals në javën e fundit, Vllaznia do të synojë rikthimin te fitorja, ndërsa kampionët në fuqi të Egnatias do të kërkojnë triumfin në shtëpi për t’u ngjitur në krye të klasifikimit. Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”. Tirana, që mban vendin e fundit në renditje, do të presë Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 15:00. Një përballje direkte për mbijetesën, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët maksimale. Po të shtunën, në orën 18:00, në...