Abissnet Superiore: Elbasani feston ditën e verës me fitore të madhe në Vlorë dhe arrin Vllazninë në krye

Abissnet Superiore: Elbasani feston ditën e verës me fitore të madhe në Vlorë dhe arrin Vllazninë në krye

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën në Vlorë ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore. Verdheblutë gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, ku i zakonshmi Jonathan Lajthia shënon me kokë, pas një krosimi në zonë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Elbasanin. Vlonjatën e nisin me vrull pjesën e dytë. Fillimisht, ka një goditje dënimi në zonë për Flamurtarin që ekzekutohet nga heralnd Marku, por ka prekje të topit me dorë dhe pas disa minutash rishqyrtim pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet Marku, pret portieri i Elbasanit Janaçek, por penalltia përsëritet pas Lajithia u fut në zonë para kohe. Godet sërish Marku dhe...