Abissnet Superiore: Egnatia ndalet nga bylis, 4 gola të shënuar në “Adush Muça”

Abissnet Superiore: Egnatia ndalet nga bylis, 4 gola të shënuar në “Adush Muça”

Java e 21-të e Abissnet Superiore është hapur më sfidën Bylis-Egnatia, e cila në fund regjistroi shifrat 2-2. Dy ekipe me synime të ndryshme, ballshiotët për të shpëtuar nga fundi i tabelës, Egnatia për të vazhduar më tej me kryesimin në vend të parë. Goli i parë në “Adush Muça” u shënua në fund të pjesës së parë, ku Yahaya e kishte shumë të lehtë të shtyne topin në rrjetë, i kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas, pas goditjes së fortë të Flamur Ruçit. Vendasit e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke përmbysur shifrat në 7 minuta. Në minutën e 50-të, Arlis Përgjoni barazoi shfirat me një goditje me të majtën brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga një rivënie e gjatë...