Abissnet Superiore: Egnatia bie në Shkodër, Elbasani ngec në shtëpi ndaj Flamurtarit

Abissnet Superiore: Egnatia bie në Shkodër, Elbasani ngec në shtëpi ndaj Flamurtarit

14 Janar 2026 18:58 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 19-të në Abissnet Superiore. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka fituar 1-0 ndaj kampiones në fuqi, Egnatias. Pas një aksioni të gjatë të shkodranëve, ishte Sherif Kallaku që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Vllazninë. Në minutën e 59-të, Egnatia gjen golin me Buric, por që anullohet nga arbitri kryesor i takimit për pozicion jashtë loje të Alessandro Albanese. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 ndaj Egnatias, duke i ndalur rrogozhinasit pas 4 fitoreve rresht. Egnatia mban vendin e parë me 37 pikë, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë. Në “Elbasan Arena”, verdheblutë u...