ABISSNET SUPERIORE: Egantia dhe Elbasani dhurojnë spektakël, por pa fitues. Flamurtari fiton sfidën direkte ndaj rivalit për mbijetesë

ABISSNET SUPERIORE: Egantia dhe Elbasani dhurojnë spektakël, por pa fitues. Flamurtari fiton sfidën direkte ndaj rivalit për mbijetesë

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 20-të në Abissnet Superiore. Vëmendja kryesore ishte padyshim në Rrogozhinë, aty ku u përballën dy ekipet pretendente për titullin këtë sezon, Egnatia dhe Elbasani, ku në fund u regjistruan shifrat 2-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku i zakonshmi Karim Loukili, shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës, për të cilën u desh edhe konfirmimi i vAR-it, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje, por rezultoi që gjithçka ishte në rregull. Në fund të pjesës së pare, Egnatia pretendon për penallti, për një prekje të topit me dorë brenda zonës, por arbitri thotë “jo”.Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Elbasanin. Verdheblutë e nisin mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur...