Abissnet Superiore: Dinamo rigjen fitoren, “shkatërron” Elbasanin dhe rikthehet në lojë për “Final Four”
4 Prill 2026 22:07 Telesport Ndeshja e parafundit e javës së 30-të në Abissnet Superiore ishte ajo mes Dinamos dhe Elbasanit, e luajtur në “Air Albania”. “Verdheblutë” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 3-të me të zakonshmin Xhonathan Lajthia, i cili shënoi pas asistit perfekt të Isi Manellari. Në fund të pjesës së parë, Dinamo barazon shifrat me Dejvi Bregu nga pika e bardhë e peballtisë, e fituar nga vetë vlonjati pas një faulli të Abbas Ibrahim. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Pjesa e dytë foli e gjitha për Dinamon, që shënoi tre gola të tjerë. Fillimisht Malomo në minutën e 51′, më pas Lorenco Vila 66′ dhe në fund të kohës së rregullt, Dejvi Bregu vulosi...
Burimi:
telesport.al