Abissnet Superiore: Dinamo i jep fund thatësirës dhe fiton derbin e kryeqytetit. Kat. e Parë: Laçi dhe Pogradeci bëjnë detyrën
28 Shkurt 2026 16:27 Telesport Dinamo i ka dhënë fund thatësisrës prej 7 ndeshjesh pa fitore dhe ka thyer mallkimin, duke mposhtur Vorën 1-2 me përmbysje në derbin e kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 26-të. Dy golat e parë të takimit u shënuan brenda dy minutave, në fillim të pjesës së dytë. Luis Felipe shënon për Vorën në minutën e 52-të, por kundërpërgjigja e Dinamos ishte e menjëhershme, duke barazuar shifrat me golin e Malomo nga distanca në minutën e 54-të. Jurgen Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Vorën me një lojtar më pak në minutën e 66-të. Goli i fitores për “Blutë” erdhi në minutat shtesë, ku portugezi Andre Teixeira shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës...
Burimi:
telesport.al