A po bëhet gati Klopp për… Real Madridin? Nga Austria flasin për “dritë jeshile”, “Red Bull” e mohon
26 Shkurt 2026 15:01 Alfred Lleshi Në Austri po qarkullojnë zëra për një ndryshim të mundshëm në të ardhmen e Jürgen Klopp te “Red Bull GmbH”. Sipas gazetës “Salzburger Nachrichten”, trajneri gjerman, 58 vjeç, mund të largohet këtë verë nga roli i drejtuesit global të departamentit të futbollit, vetëm një vit pasi mori detyrën. Misioni i tij ishte të zhvillonte klubet e grupit dhe të synonte trofe, por rezultatet nuk i kanë përmbushur plotësisht pritshmëritë e brendshme. Megjithatë, CEO i “Red Bull”, Oliver Mintzlaff, reagoi menjëherë: “Është një absurditet ky lajm, plotësisht i pabazë. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me punën e Klopp. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerët dhe drejtorët sportivë, po e zhvillon në mënyrë të qëndrueshme filozofinë tonë”. Sipas të njëjtit...
Burimi:
telesport.al