Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
A e dinit që djali i Zidane luan për Algjerinë? Sot debuton në Kupën e Afrikës
24 Dhjetor 2025 10:21 Alfred Lleshi Kupa e Afrikës po hyn në fazën e saj më të nxehtë dhe sot është radha e disa prej ekipeve kryesore të bëjnë debutimin në “CAN 2025”, mes tyre edhe Algjeria. Jo të gjithë e kanë vënë re, por në skuadrën e drejtuar nga Vladimir Petković gjendet një mbiemër shumë i rëndësishëm; Zidane. Fjala është për Luca Zidane, një nga djemtë e Zinedine Zidane dhe aktualisht pjesë e Granadës në Spanjë. Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Algjerinë dhe është grumbulluar për Kupën e Afrikës. Thirrja e tij e parë erdhi në tetor, kur regjistroi edhe debutimin si titullar në fitoren 2-1 ndaj Ugandës, në kualifikueset e Botërorit 2026. Sot pasdite, kundër Sudanit (ora 16:00), mund të vijë edhe debutimi...