“A do të rinovojë Neymar me Santosin? Paratë nuk kanë qenë kurrë problem”

“A do të rinovojë Neymar me Santosin? Paratë nuk kanë qenë kurrë problem”

Neymar ende nuk ka dhënë deklaratë publike për rinovimin me Santosin, klub i cili dëshiron që ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG të qëndrojë të paktën deri në Botërorin 2026. Megjithëse gjatë javëve të fundit, para përfundimit të kampionatit Brazilian, është pyetur për të ardhmen e tij, përgjigjet kanë qenë gjithmonë të paqarta. Ai që foli kohët e fundit ishte drejtori sportiv i Santos, Alexandre Mattos, i cili është optimist për ta bindur Neymar të qëndrojë edhe 6 muaj, duke zgjatur kontratën aktuale. Mattos thekson se paratë nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë pengesë: “Do t’ju kërkoj ndjeshmëri, sepse është një çështje me peshë. Ka ardhur këtu sepse dëshiron, është i lumtur të jetë te Santosi. Aspekti financiar nuk ka qenë asnjëherë pengesë apo arsye...