A do të ndëshkohet Bastoni për simulim? Mbrojtësi zikaltër ia hedh paq, ja çfarë thotë Kodi i Drejtësisë Sportive
15 Shkurt 2026 17:45 Telesport Inter fitoi mbrëmë 3-2 ndaj Juventusit në “San Siro”, në një ndeshje tejet emocionuese. Një nga momentet më të rëndësishme ishte edhe ndëshkimi me karton të verdhë për herë të dytë të Pierre Kalulu, gjatë një kontakti me Alessandro Bastonin, por që në fakt ishte një simulim i pastër nga mbrojtësi zikaltër. Por, a duhet të dënohet Bastoni për këtë simulim? Siç shpjegohet në nenin 61 të Kodit të Drejtësisë Sportive (Codice di Giustizia Sportiva), gjyqtari është në gjendje të shqyrtojë pamjet televizive për incidente të sjelljes josportive në katër rrethana të ndryshme. 1- Simulimi që çon në dhënien e një penalltie në favor të ekipit, lojtari i së cilës simuloi2- Simulimi që rezulton në përjashtimin direkt të një lojtari...
Burimi:
telesport.al